S’ka rënie të rasteve pozitive, ka vetëm zvogëlim të testimeve

S’ka rënie të rasteve pozitive, ka vetëm zvogëlim të testimeve


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po përpiqet që të paraqet rrejshëm situatën epidemiologjike duke zvogëluar numrin e testimeve.

Sipas Haxhiut, në Kosovë nuk ka rënie të rasteve pozitive por ka vetëm zvogëlim të numrit të testimeve.

“Nuk ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, ka vetëm zvogëlim të numrit të testimeve.

Nga 5502 testime sa ishin tri ditë më parë, sot janë prezantuar vetëm 3208 teste, respektivisht  numrin i testimeve është zvogëluar  për 42%, apo 2294 më pak testime.

Qeveria vazhdon me avazin e vjetër të mashtrimeve për të paraqitur rrejshëm situatën epidemiologjike.

Pandemia nuk mposhtet duke zvogëluar numrin e  testimeve, por duke rritur numrin e vaksinimeve me vaksinën anti-COVID-19”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Gazeta Shneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us