Renditja e Forbes, Barcelona “shkurorëzon” Realin si klubi më me vlerë

Renditja e Forbes, Barcelona “shkurorëzon” Realin si klubi më me vlerë



Barcelona e re “harron” humbjen “e rëndë” në “El Clasicon” e fundit duke “shkurorëzuar” Realin e Madridit nga maja e 20 klubeve më të vlefshme në botë. Renditja e hartuar nga Forbes i vlerëson “blaugranat” me një vlerë prej 4.76 miliardë dollarë. Në vendin e dytë janë pikërisht “Los Blancos” që vlerëson si klub 4.75 miliardë dollarë, pra me një diferencë shumë të vogël me Barcelonën. Në podium, në shkallën më të ulët, është Bayerni i Mynihut me një vlerë 4.215 miliardë dollarë.

Njëzet klubet me më shumë vlerë kanë pësuar një rritje prej 30% krahasuar me renditjen e fundit të botuar dy vjet më parë, pavarësisht një rënieje të xhiros mesatare prej 9.6%.

Klubi i parë italian në renditje është Juventusi, por i njëmbëdhjeti në renditjen e përgjithshme me vlerë 1.95 miliard, me një rritje prej 29% krahasuar me dy sezone më parë. Pak më poshtë Interi, i 14-ti, me 743 milionë, (+11%) dhe Milani, i 16-ti me 559 milionë (-4%), i cili i paraprin Romës së vendit të 17-të me vlerë 548 milionë (-12%).

20 klubet me vlerën më të madhe

  1. Barcelona – 4,76 miliardë
  2. Real Madrid – 4,75 miliardë
  3. Bayern Mynih – 4,215 miliardë
  4. Manchester United – 4,2 miliardë
  5. Liverpool – 4,1 miliardë
  6. Manchester City – 4 miliardë
  7. Chelsea – 3,2 miliardë
  8. Arsenal – 2,8 miliardë
  9. PSG – 2,5 miliardë
  10. Tottenham – 2,3 miliardë
  11. Juventus – 1,95 miliardë
  12. Borussia Dortmund – 1,9 miliardë
  13. Atletico Madrid – 1 miliard
  14. Inter – 743 milionë
  15. Everton – 658 milionë
  16. Milan – 559 milionë
  17. Roma – 548 milionë
  18. West Ham – 508 milionë
  19. Leicester – 455 milionë
  20. Ajax – 413 milionë



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us