Meghan Markle nuk merr pjesë në varrimin e Princit Philip

Meghan Markle nuk merr pjesë në varrimin e Princit Philip


Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princ Philip, gjyshit të bashkëshortit të saj, Princ Harry.

Lajmi është konfirmuar nga pallati i Buckinghamit, ku theksohet se dukesha e Susexxit nuk është lejuar që të udhëtojë nga mjeku i saj, për shkak të shtatzënisë me fëmijën e dytë.

Princi Filip, Duka i Edinburgut ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth, humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë, 28 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Meghan Markle dhe Princi Harry, janë larguar nga familja mbretërore në fillim të vitit 2020. Kohët e fundit, tensionet midis çiftit dhe familjes kanë qenë kryefjalë e mediave, pas intervistës me Oprah Winfrey.






Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us