Ky është zyrtari i lartë maqedonas që u kap me 800 mijë euro drogë, policia vijon aksionin – Balkanweb.com

Ky është zyrtari i lartë maqedonas që u kap me 800 mijë euro drogë, policia vijon aksionin – Balkanweb.com


Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme sot rreth orës 14:00 ndaluan një kamion të ngarkuar me marijuanë, me vlerë prej mbi 800,000 euro.

Në aksionin policor, që vijon akoma, është arrestuar komandanti i stacionit policor të Prilepit, Kire Spirkoski.

Sipas informacioneve nga MPB, numri i personave të arrestuar nuk mund të përmblidhet tani. Ndërsa thonë se policia ka gjetur armë te të arrestuarit.

Ky grup i shpërndarësve të drogës dhe tranziti i drogës është siguruar nga komandanti i policisë në Prilep dhe nuk kanë asnjë lidhje me trafikantët e kokainës nga Grçeci, të cilët u arrestuan javën e kaluar.

Ky aksion është kryer nga MPB në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Drogës (DEA). MPB do të japë më shumë informacione rreth këtij rasti, ditën e nesërme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us