Ushtari 20 vjeçar i skuadrës elitare vdes nga stërvitja intensive në nxehtësi ekstreme (Fotot)

Ushtari 20 vjeçar i skuadrës elitare vdes nga stërvitja intensive në nxehtësi ekstreme (Fotot)


Një ushtarak i ri australian ka vdekur në spital pasi humbi ndjenjat gjatë stërvitjes intensive fizike, me skuadrën e tij elitare.

Kolegët e tij të batalionit tentuan t’i japin frymëmarrje artificiale, por ushtaraku 20-vjeçar humbi ndjenjat pas stërvitjes dhe nuk u zgjua më.

Raportimet thonë se ushtari u detyrua të kryente objektivin stërvitor të gërrmimit, në nxehtësi ekstreme. Raportime të brendshme thoni se ushtarët e profilit të gërrmimit stërviten deri në pikën pranë vdekjes ne ushtrine australiane.

Temperatura në rajonin Darwin ku ndodhi ngjarja ka arritur në 34C, por më lagështirën e madhe ajri ndjehet si të ishte 41C.

I riu kishte qëndruar për tre ditë në gjendje kome në spital por humbi jetën, në rastin e dytë të vdekjes së një ushtari të kësaj njesie brenda muajit.

Ministria e mbrojtjes tha se po heton ngjarjen dhe se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor.

Autoritetet shtuan se identiteti i të riut nuk do të publikohet për të ruajtur privatësinë e familjes së tij.

Disa raportime të tjera thonin se ushtari i ndjerë kishte gjendje të mëparshme shëndetësore.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us