Kushtetutën duhet ta kemi udhërrëfyes për vlerat demokratike – Epoka e Re

Kushtetutën duhet ta kemi udhërrëfyes për vlerat demokratike – Epoka e Re


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se politikbërsit  duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike.

Në telegramin e urimit për Ditën e Kushtetutës, ai ka vlerësuar se me këtë akt juridik Kosova vendosi themelet e shtetësisë së vet.

“12 vjet më parë, Kosova, vendosi themelet e shtetësisë së vet duke e aprovuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.  Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse. Në këtë ditë veçanërisht, por, edhe çdo ditë, duhet të kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbronë integritetin e sovranitetin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë. Tē gjithë qytetarëve të Kosovës, Urime 9 prilli, Dita e Kushtetutës.”, ka vlerësuar Abdixhiku.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us