Lojtar problematik serb tregon për kurdisje, klubi grek çudit me reagim



Një tronditje e fuqishme erdhi për futbollin grek nga ana e ish-mbrojtësit të AEK, Ognjen Vranjes. Futbollisti serb dha intervistën për “Kurir” duke u shprehur se ishte kanosur përpara ndeshjes famëkeqe mes PAOK dhe AEK që do të vendoste titullin në Greqi.

Pikërisht ajo përballje ku kemi parë në fushën e lojës presidentin e ekipit të PAOK me armë.

Një menaxher serb e kishte telefonuar duke provuar në të gjitha mënyrat që Vranjes të trukonte këtë përballje. Por futbollisti serb u shpreh se nuk ra pre e kanosjes së menaxherit që e telefonoi pasi bisedoi me drejtuesit e AEK që e morën në mbrojtje.

“E di shumë mirë fuqinë e presidentit të AEK dhe prandaj nuk kisha frikë.

Ata që më telefonuan do të humbnin, jo unë”.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i klubit të AEK që është disi i çuditshëm. Këta të fundit janë shprehur se e dëgjojnë për herë të parë këtë histori dhe se nuk kanë asnjë njohuri mbi këtë problem, pavarësisht se Vranjes siguroi përkrahjen që i kishte dhënë klubi për ta mbrojtur pas kanosjes.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us