Reali prek gjysmëfinalet, Man.City mposht Dortmundin!

Reali prek gjysmëfinalet, Man.City mposht Dortmundin!



Pavarsisht mungesave me peshë në mbrojtje, Reali i Madridit hodhi një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale të Champions League pasi mposhti 3-1 Liverpoolin në Alfredo Di Stefano dhe e sheh veten shumë pranë kualifikimit. Diferencën në këtë sfidë për Los Blancos e bënë dy yjet e rinj, braziliani Junior Vinicius që realizoi 2 herë dhe Marco Asensio, ndërkohë që për Liverpoolin golin e vetëm e realizoi Mo Salah. Fitoi me shumë vështirësi ndeshjen e parë edhe Manchester City që mposhti 2-1 Borussian e Dortmundit në Etihad Stadium. De Bruyne i dha epërsinë skuadrës së Guardiolës në pjesën e parë, ndërkohë që Reus i ngriu buzëqeshjen me golin e 1-1, 6 minuta para fundit. Por në të 90-ën talenti Foden shënoi golin e fitores për Manchester City-n, që shkon në ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us