732 raste aktive me Covid në Gjilan – Epoka e Re

732 raste aktive me Covid në Gjilan – Epoka e Re


Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 732 raste aktive, 97 prej të cilëve në hospitalizim.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 18471 mostra, 5437 kanë rezultuar pozitivë, 4582 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 732 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 97 persona dhe 188 mostra në pritje për rezultat.

 





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us