Sevilla mposht Atleticon, dhe rihap në maksimum garën për titull në La Liga!

Sevilla mposht Atleticon, dhe rihap në maksimum garën për titull në La Liga!



Sevilla i dha një asist të madh Barcelonës dhe Realit në garën e titullit por hyri dhe vetë në valle pasi mposhti 1-0 Atletikon e Madridit në Ramon Sanchez Pizjuan. Në një ndeshje të dominuar të besuarit e Lopeteguit mund të kishin fituar dhe më thellë nëse do të tregoheshin të saktë përpara portës. Në ndeshjen më të rëndësishme të javës, Sevilla shpërdoroi madje dhe një 11-metërsh me Ocampos, me Oblakun që e konfirmoi veten si i pakalueshëm nga 11-metrat. Gjithsesi vendasit mundën t’i gëzohen fitores në pjesën e dytë falë golit të shënuar nga Acuna në të 70-tën që konkretizoi superioretin e të tijve. Për Atletikon një humbje që e bën të shpërdorojë një epërsi të madhe që pati në klasifikim në fillim të vitit ndaj rivalëve.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us