Përurohet objekti i ri i Urgjencës në Deçan


Është përuruar sot Emergjenca pranë Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Deçan, e cila do të jetë në shërbim të banorëve të kësaj komune në kushte shumë më të mira duke u ofruar shërbime shumë më cilësore.

Kështu u tha në ceremoninë e përurimit të këtij objekti, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri tha se ky projekt i cili u financua gjatë kohës sa ishte në krye të ekzekutivit, tregon se në Kosovë është arritur shumë.

Mes tjerash, ai pati një mesazh për deçanasit, që të respektojnë masat mbrojtëse kundër pandemisë.

“Më vjen mirë që po kompletohen shërbimet në urgjencë. Në kohën kur isha ne vendimmarrje e kam pas nderin ta financojmë një projekt të tillë, por e gjitha kjo është nderi i Kosovës, i qytetarëve të gjithë vendit. Kosova ka arritur shumë, por ka shumë para vetës. Do të jemi të sfiduar edhe në kohën që vjen sa i përket situatës me pandeminë. Ju bëj thirrje që të jeni ende vigjilent, të ruajmë jetën e secilit”, tha Haradinaj.

Kurse kryetari komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se në këtë ditë kur po përurohet Emergjenca, nuk kanë sesi të mos i kujtojnë edhe ata mjekë të cilët sakrifikuan gjithçka në shërbim të të tjerëve, e që nuk janë më në mesin e të gjallëve.

“Jo vetëm kur jemi në zor, mjekët dhe personeli shëndetësor ne tërësi janë heronjtë e qytetit, heronjtë e njerëzve në mbarë botën. Mirëpo, e kaluara jonë, periudha e viteve të ‘90-ta e sidomos ’97, ’98, ’99, rimëkëmbja pastaj, rilindja e aktiviteteve në shëndetësi na ka bërë t’ju nderojmë sot, ju dhe shumë mjekë që kanë sakrifikuar gjithçka edhe në periudhën e protestave, të demonstratave edhe në kohën e luftës. Urime e ishalla ky qytet ka vetëm punë të mira”, tha ai.

Objekti i ri po vlerësohet të jetë investim tejet domethënës për komunën e Deçanit nga drejtori i Emergjencës, Selman Berisha.

Ai tha se nga sot, deçanasit do të mund të marrin shërbime shumë më cilësore pranë Emergjencës.

“Ky objekt të cilin e përuruam sot është shumë i rëndësishëm sepse Komuna e Deçanit ka 41 mijë banorë dhe QKMF-ja punon 24 orë. Në këtë rast, Urgjenca, ky objekt që po e përurojmë është shumë i rëndësishëm për stafin tonë por, më i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Deçanit, të cilët do të kenë mundësinë të marrin shërbime shumë më cilësore se që kanë marrë deri më sot. Sot e tutje besoj se do të frymojmë më lirshëm”, tha ai.

Në nderim të jetës dhe veprës të mjekëve që nuk janë më në mesin e familjeve të tyre, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ndarë dekorata.

Ndërsa Oda e Mjekëve të Kosovës ka ndarë mirënjohje për stafin e mjekësor në Deçan.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us