Dendias: Ndihmojmë dialogun/ Takohen ministrat e Jashtëm të Greqisë, Serbisë dhe Qipros, diskutojnë raportet me Kosovën

Dendias: Ndihmojmë dialogun/ Takohen ministrat e Jashtëm të Greqisë, Serbisë dhe Qipros, diskutojnë raportet me Kosovën


Vetem disa ore pas zgjedhjes se presidentes se re te Kosovës, Vjosa Osmani, ne kuadrin e një takimi me ministrat e Jashtëm te Qipros dhe Serbisë ne Beograd, kreu i diplomacisë greke, Nikos Dhendias ka deklaruar mes te tjerash se pjese e bisedimeve me homologun serb kane qene përveç zhvillimeve te tjera ne rajon, edhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

“Analizuam zhvillimet në gjithë rajonin dhe unë shënova vërejtjet tuaja, me shumë interes për Kosovën. Më vjen keq që bisedimet me qeverinë e re nuk kanë filluar. Ne jemi në dispozicionin tuaj për të ndihmuar, në çdo mënyrë që të mundemi, për të zgjidhur këtë çështje jashtëzakonisht të vështirë,duke njohur plotësisht sensivitetin serb”.

Me pas ne takimin tre palesh Nikos Dhendias ka falenderuar homologun serb Nikola Selakovic, i cili ka deklaruar se mirëpriti marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë, në lidhje me mënyrën e zgjidhjes se çështjes se përcaktimit të zonave detare përmes kornizës së ligjit ndërkombëtar.

Tre ministrat diskutuan per të ardhmen evropiane të Serbisë, te cilën mbështesin Athina dhe Nikosia, ndërsa kane rene dakord te takohen çdo 6 muaj dhe takimi i radhës do te jete ne Selanik.

Dendias dhe homologu i tij serb gjithashtu kane diskutuar per bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e energjisë, sigurisë dhe infrastrukturës, si dhe per rritjen e shkëmbimeve tregtare te cilat kalojnë vlerën prej 3 miliard eurosh.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us