Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë numër të lartë të viktimave nga Covid, 50 të vdekur në 24 orët e fundit – Balkanweb.com

Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë numër të lartë të viktimave nga Covid, 50 të vdekur në 24 orët e fundit – Balkanweb.com


Maqedonia e Veriut ka regjistruar rekord viktimash ditore si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

Vendi fqinj, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 50 viktima, 19 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup, raporton Alsat M.

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4 174 teste të kryera janë regjistruar 1 320 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 132 740 raste, prej të cilëve 108 197 janë shëruar, kurse 3 860 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20 683 raste aktive me Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us