Kjo dhimbje rreth kërthizës së barkut mund të vie për disa arsyje

Kjo dhimbje rreth kërthizës së barkut mund të vie për disa arsyje


Gratë mund të pësojnë një sërë shqetësimesh gjatë gjithë shtatzënisë. Një dhimbje që nuk mund të presësh? Dhimbje në kërthizën e barkut.

Gjatë shtatzënisë, trupi juaj kalon nëpër ndryshime të jashtëzakonshme nga një muaj në tjetrin shkruan Healthline.

Disa gra nuk pësojnë ndonjë dhimbje rreth kërthizës së barkut. Të tjerat mund të kenë dhimbje në një shtatëzani, por jo në tjetrën. Ka më shumë të ngjarë të fillojë ndërsa barku juaj rritet, veçanërisht në tremujorin e dytë dhe të tretë përcjell Gazeta Shneta.

Arsyeja pse po përjetoni dhimbje në kërthizën e barkut, mund të varet nga forma e trupit tuaj, mënyra si po e mbani bebin tuaj dhe elasticiteti i lëkurës suaj.

Kjo dhimbje duhet të largohet me kohën, ose pas lindjes.

Lëkura dhe muskujt tuaj janë shtrirë deri në maksimum në fund të shtatzënisë. Ju mund të zhvilloni kruajtje dhe dhimbje ndërsa kaloni nëpër faza të rritjes së shpejtë.

Barku juaj është në fazën qendrore gjatë gjithë kësaj lëvizjeje dhe ndryshimi. Kërthiza e barkut tuaj mund të irritohet në proces.

Presion nga mitra

Në tremujorin e parë, mitra juaj është relativisht e vogël dhe nuk arrin më larg se në kocka tuaja pubike. Presioni nga brendësia e trupit tuaj shtyn drejt barkut.

Deri në tremujorin e tretë, mitra juaj është larg përtej barkut tuaj. Është duke ecur përpara me peshën e lëngut amniotik dhe foshnjës si dhe ndër të tjera mund të shkaktojë dhimbje eventuale rreth zonës së kërthizës.

Hernia kërthizore

Një hernie kërthizore ndodh kur ka shumë presion në bark. Kjo gjendje nuk prek vetëm gratë shtatzëna.

Por ju keni një rrezik më të lartë për ta zhvilluar atë nëse jeni shtatzënë me binjake, ose nëse jeni të mbipeshë.

Së bashku me dhimbjen në bark, mund të vëreni një fryrje afër kërthizës, ënjtjes ose qelb./Gazeta Shneta/

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us