Ekspertët po përgatisin hartën/ Toka ka një kontinent të fshehtë 

Ekspertët po përgatisin hartën/ Toka ka një kontinent të fshehtë 


Shkencëtarët janë duke eksploruar shtratin e detit pranë brigjeve të Australisë për të zbardhur më në fund misterin e Zealandias, kontinenti i tetë i humbur i planetit tonë që u zhyt në det 23 milionë vjet më parë.

Prej kontinentit të fundosur, mbi ujë kanë mbetur vetëm Zelanda e Re dhe Kaledonia. Për herë të parë, ai u identifikua nga gjeologët në 2014-tën, por vetëm tani po bëhen përpjekje konkrete për të përgatitur një hartë e cila te tregojë ku ndodhej saktësisht, çfarë forme e përmasash kishte.

28 ditë shpenzimet me kërkime ekipet australiane dhe amerikane. Ata mblodhën të dhënat batimetrike në një sipërfaqe prej 37 mijë kilometrash katrorë, të cilat i kanë ofruar për projektin Seabed 2030. Qëllimi i kësaj nisme është që deri në atë vit, të krijohet një hartë e disponueshme për publikun, ku të përfshihet i gjithë shtrati i oqeaneve të botës.

Ne vetëm tani po i zbulojmë sekretet e Zealandias; ajo ka qëndruar e fshehur e ka qenë mjaft e vështirë për tu studiuar, thotë drejtuesja e ekspeditës, Derya Gurer e Universitetit të Queenslandit. Zealandia, nga sa shpjegon shkencëtarja, është një masë e tërë e zhytur e kores kontinentale e cila pësoi këtë fat pas ndarjes nga Gondëana land, emri i dhënë superkontinentit që përfshinte masive toke të cilat sot i njohim si Amerika e Jugut, Afrika dhe Antarktida  Mendohet se Zealandia shtrihet në 4.9 milionë km katrorë.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us