• July 30, 2021
 Mungesa e gjumit sjell ndikim në dietën tuaj dhe shëndetin e zemrës, tregon studimi


Sipas një studimi nga Qendra Mjekësore Irving në Universitetin Columbia, gratë që nuk flejnë mjaftueshëm priren të ushqehen në mënyrë jo të shëndetëshme.

Studimi përfshiu 495 gra, të moshës 20 deri 76 vjeç shkruan Healthline. Studiuesit vëzhguan cilësinë e gjumit te gratë transmeton Gazeta Shneta.

Grave u kërkua të raportonin edhe për llojet e ushqimeve që ato zakonisht hanin, si dhe sasitë.

Ekipi zbuloi se gratë që shfaqin pagjumësi tentonin të hanin më shumë ushqime me karbohidrate, duke shtuar rrezikun e mbipeshës dhe diabetit.

Poashtu, pagjumësia rezultoi që gratë të konsumonin më pak drithëra.

Sipas Dr.Yonatan Greenstein, profesor, rekomandon se njerëzit duhet të ndërmarrin hapa për të përmirësuar cilësinë e tyre të gjumit, bazuar në këtë studim.

“Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, dhe fatkeqësisht shumë amerikanë nuk i kushtojnë rëndësi sa duhet”, tha Greenstein.

Sipas CDC-së, hapat e mëposhtëm mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë:

-Qëndroni aktiv përgjatë ditës,

-Shmangni alkoolin para gjumit,

-Shmangni llampat në mbrëmje,

-Mbani një orar të rregullt të gjumit dhe zgjimit,

-Dhoma juaj duhet të jetë një ambient i qetë dhe pa dritë./GazetaShneta/



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us