Atalanta heq dorë nga blerja e Caldarës, prishen planet e Maldinit

Atalanta heq dorë nga blerja e Caldarës, prishen planet e Maldinit



Ndërkohë që te Milani po diskutojnë për rinovimin me Romagnolin dhe blerjen e kartonit të Fikayo Tomorit, një tjetër mbrojtës pritet t’i shtohet organikës për sezonin e ardhshëm, duke prishur planet e drejtuesve.

Bëhet fjalë për italianin Mattia Caldara, i cili është në huazim te Atalanta, por dëmtimet e shpeshta e kanë lënë më shumë në tribunë dhe klubi bergamask ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes.

Kartoni i Caldarës vlerësohej 15 milionë euro, por Atalanta nuk ka ndërmend t’i paguajë ato para dhe mbrojtësi pritet të rikthehet në Milano në fund të sezonit, megjithatë vitin e ardhshëm mund të huazohet në ndonjë tjetër klub të Serisë A.

Drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini kishte planifikuar shitjen e mbrojtësit italian në fund të sezonit dhe investimin e atyre parave për blerjen e kartonit të Tomorit, por tërheqja e Atalantës ka komplikuar jo pak planet e Milanit.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us