Shkaktoi aksident me makinë, arrestohet në Kosovë i dënuari me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra” – Balkanweb.com

Shkaktoi aksident me makinë, arrestohet në Kosovë i dënuari me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra” – Balkanweb.com


I dënuari me burg të përjetshëm për rastin “Monstra” Afrim Ismailloviç, gjatë ditës së djeshme është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këtë për AIM e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka thënë se arrestimi i klientit të tij ka ardhur pas një aksidenti të shkaktuar në trafik.

“Arrestimi i tij ka ndodhur dje në orët e pasdites. Ka qenë gjithçka e rastësishme, pasi klienti im pësoi aksidenti trafiku. Ai është ftuar në stacionin policor për intervistim, e sipas procedurave zyrtarët policorë kanë bërë verifikimin nëse i njëjti person është i kërkuar edhe për ndonjë vepër tjetër penale, dhe i është shfaqur një urdhër arrest i vitit 2012/2013 i lëshuar nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë avokati Berisha.

Sipas tij, arrestimi është i paligjshëm, sepse për të njëjtën krim, klienti i tij u dënua më herët dhe u la i lirë, ndërsa aktualisht po pret përfundimin e procedurave në lidhje me kërkesën e tij për azil në Kosovë.

Gjykata Penale e Shkupit më 23 shkurt të këtij viti ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviç, të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi.

Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Një person tjetër, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Afrim Ismailoviç ka qenë në Kosovë, ku edhe ka nisur procedurat për të marrë të drejtën e azilit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us