Brenda super festës së ditëlindjes së Fifit me të ftuar VIP


Fifi është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. Artistja e njohur brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të depërtojë në tregun muzikor shqiptar dhe sot është ndër këngëtaret e preferuara të publikut.

Data 31 mars është e shënuar për këngëtaren, sepse ajo feston ditëlindjen e saj. Fifi ka mbushur 27 vjeçe dhe mesazhet e urimit për të kanë qenë të shumta nga kolegë, fansa e persona të afërt. 

Së fundmi, miqtë e këngëtares kanë publikuar pamje dhe momente nga festa e ditëlindjes së saj.

Image

Fifi

Ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca e cila ka zbuluar për ndjekësit momentin kur Fifi ka fikur qirinjtë teksa Klajdi Haruni dhe Bruno i këndojnë vajzës së ditëlindjes.

Kujtojmë se së fundmi Fifi ka publikuar këngën “Maniak i dhimbjes”, për të cilën bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin. Kënga është një baladë e ndjerë dashurie dhe brenda një kohe të shkurtër arriti 1 milion klikime në Youtube. Fifi dhe Fationi shfaqen bashkë shumë të afërt në videoklip dhe ky projekt u bë shkak që dyshja të përfliteshin për një lidhje dashurie.

Image

Fifi

Teksa thashethemet për ta vazhduan të përhapeshin kudo për javë të tëra, Fifi sqaroi disa ditë më parë se Fationin e ka thjesht shok të mirë dhe asgjë më tepër.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us