‘1 Prilli’/ 10 lajmet e sotme nga bota që duken si gënjeshtra, por nuk ishin aspak trillime (fotot)

‘1 Prilli’/ 10 lajmet e sotme nga bota që duken si gënjeshtra, por nuk ishin aspak trillime (fotot)


Pas vitit të vështirë që lamë pas njerëzit ndoshta i falin ata që kërkojnë të bëjnë pak shaka për Ditën e Gënjeshtrave, 1 Prill.

Madje disa agjenci lajmesh e kanë praktikuar rregullisht këtë gjatë viteve, edhe pse tashmë raportimi i lajmeve të çuditshme apo të vështira për t’u besuar, po kthehet në normalitet në epokën e internetit.

Megjithse disa media kanë zgjedhur të japin njoftime të rreme më 1 Prill, ngjarje të pazakonta të jetës reale kanë vijuar tjetërkund.

Ja një listë e lajmeve të ngjashme me trillimet por jo të tilla, që kanë qarkulluar ditën e sotme, sipas BBC:

  1. Ushqimi në avion nuk është diçka që të lë mbresa por një linjë japoneze fluturimi ka nisur të shërbejë kek të sapo-pjekur për pasagjerët e saj. All Nippon Airways, madje shet kupona darkimi për pasagjerët prej $540, dhe po zgjeron shërbimin pas suksesit me provën e parë. (nga BBC)
  2. Këngëtari Will.i.am ka përshkruar dietën e tij të ushqimit si “likuitare”, që do të thotë se nuk ha ushqim të fortë të hënave por vetem lengje. Që prej Krishtlindjeve ai thtoë se ka ushqim solid vetëm në ditë të caktuara të javës, ndërsa në të tjerat pi vetëm lëngje nga ushqime të shtrydhura. (TheSun)
  3. Një floktore ekologjike thotë se përdor flokët e klientëve të saj për të pastruar oqeanin. Pronarja Gemma Hill tha: “Flokët nuk absorbojnë ujin por absorbojnë vajin.” Pas prerjes, flokët e klientëve mblidhen për të ndërtuar me to fshesa, me të cilat mblidhet nafta nga rrjedhjet bregdetare. (Nga Edinburgh Evening News)
  4. Një robot zvarranik është krijuar, i cili mund të ngjitet në mure tamam si ata të vërtetë. Universiteti Sunshine Coast, Australi, ka krijuar robotin për të studiuar hardhucat dhe lëvizjet e tyre, duke zbuluar se sekreti i tyre është të mos ecësh as shumë shpejt, as shumë ngadalë. (New Scientist)                                                                                                                                                       
  5. Mbretëresha britanike mban një kuti personale me çokollata për të shpërblyer veten e saj, sipas një dokumentari të rrjetit britanik ITV. Kushërira e dytë e mbretëreshës Lady Pamela Hicks, zbulon dobësinë e monarkes për ëmbëlsirat në dokumentarin ‘My Years with the Queen’. (Daily Express)
  6. Një virus misterioz ka prekur arinjtë e zinj në SHBA, i cili çuditërisht i bën ata më miqësorë me njerëzit. Sëmundja sipas gazetës po përhapet në Nevada e Kaliforni, ku në një prej rasteve ariu dukej totalisht i relaksuar mes një grupi njerëzish, duke marrë një mollë për ta ngrënë në kopshtin e shtëpisë. Por nëse nuk trajtohet sëmundja mund të kthehet në vrasëse. (Daily Star)
  7. Një mëz kali ka marrë një rol të pazakontë gjatë izolimit të koronavirusit, duke shpërndarë libra për anëtarët e një grupi libri. Mëzi ‘Micky’ kryente shërbimin për grupin e librit Hullavington në Britani, me qëllim që te vijojnë takimet virtuale në pamundësi për t’u mbledhur fizikisht. Abi Eliot-Williams, nëna e të cilës Elizabeth drejton grupin, ofroi ndihmën e saj duke shpërndarë librat me karrocë me kalë. (BBC News)
  8. Shumë njerëz shpresojnë të gjejnë mallra me çmime të lira në supermarket, por një burrë në New Mexico, SHBA gjeti 15,000 bletë në makinën e tij. Blerësi kishte lënë dritaren hapur gjatë psonisjes, dhe nuk e vuri re koloninë e bletëve derisa nisi të drejtonte mjetin. Për fatin e tij një zjarrfikës jashtë detyre i erdhi në ndihmë për të larguar insektet. (New York Times)                                                                                                                 
  9. Aktori i ‘Mary Poppins’, Dick Van Dyke shpërndante tufa parash në rrugë. 95 vjeçari ishte parë duke tërhequr para në bankë e më pas duke i shpërndarë në Malibu, Kaliforni, te njerëz që prisnin në radhë në një organizatë që i ndihmon për të gjetur punë. (The Independent)
  10. Një libër komik po publikohet për Zonjën e Parë, Jill Biden, duke bërë që ajo të ndjekë hapat e Nënë Terezës apo Dolly Parton. Libri do të jetë pjesë e serisë “Female Force” (Forcë femërore) që fokusohet mbi gratë që kanë sjellë ndryshime në shoqëri. (Daily Express)