LDK në seancë për Osmanin/ Abdixhiku: Do të ushtrojmë detyrimin kushtetues për të marrë pjesë në votim

LDK në seancë për Osmanin/ Abdixhiku: Do të ushtrojmë detyrimin kushtetues për të marrë pjesë në votim


Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Kështu kumtoi kreu i partisë, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.

‘Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues dhe të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës’- tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së të votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që të gjithë 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim. “Vendimi i Kryesisë së LDK-së determinon edhe fatin tonë për një periudhë 5-vjeçare”, shtoi ai. Abdixhiku tha se presidenti i ri i vendit, duhet të jetë bashkues dhe i të gjithëve dhe jo t’i “nënshtrohet një pushteti”.

‘Ajo çfarë ne kemi dashur të bëjmë është të marrim garanci që presidenti i ardhshëm është president i të gjithëve jo i një partie politike dhe kështu pushteti të mos i kaloj në nënshtrim të një partie politike’- vijoi Abdixhiku.

Kandidatë për postin e presidentes është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë më listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota. Osmani më herët ka qenë nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019. Por, qershorin e vitit të kaluar, LDK-ja e shkarkoi nga të gjitha funksionet partiake, pasi Osmani ishte shprehur kundër disa vendimeve të partisë, përfshirë edhe prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe formimin e qeverisë së re, që u udhëhoq nga Avdullah Hoti.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us