Durrës – Plagoset me thikë një i ri, dërgohet me urgjencë në spital


Mesditën e sotme disa të rinj janë përleshur me armë të ftohta në Durrës, dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në spital.

I plagosuri është i identifikuari me inicialet E.N., 27 vjeç, i cili momentalisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 15:50, në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit.

–>

Shkaqet nuk dihen ende, por raportohet se autori i dyshuar për plagosje dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt, janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

30


Etiketa: , ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us