• August 3, 2021
 Berlini dhe Kanadaja ndalojnë AstraZeneca-n nën moshat 55 vjeç


Grupi i spitaleve shtetërore Charite dhe Vivantes, në Berlin kanë ndalur vaksinimin e grave nën 55 vjeç me AstraZeneca.

Një zëdhënëse shpjegoi se ky vendim u mor pas raporteve për disa mpiksje të rralla, por serioze gjaku, kryesisht te gratë e reja. Ajo tha se ka pasur edhe raste me hemorragji. “Nga këndvështrimi i Charite, ky hap është i domosdoshëm sepse po hasim raste të mëtejshme trombozash venoze cerebrale tek femrat në vend, dhe duhet të hulumtojmë”, u shpreh ajo.

Charite sqaroi se kjo është thjesht një masë paraprake, ndërsa priten vlerësimet përfundimtare. Në spitalet e saj nuk ka pasur raste të tilla pas imunizimit me vaksinën britaniko-suedeze. Një ditë më parë, edhe Kanadaja njoftoi se do të pezullonte përdorimin e AstraZeneca te të gjithë personat nën 55 vjeç. Autoritetet kanadeze ndanin të njëjtin shqetësim: mpiksjet fatale të gjakut.

Një zëdhënës i Komisionit të Imunizimit njoftoi se po bëhen verifikime dhe po vlerësohen rreziqet sipas moshës. Shkencëtaret po përpiqen të shohin përse disa persona në moshë më të re kanë pasur tromboza, ndërkohë që mendohet se kjo mund të jetë një formë reagimi imunitar të trupit. Më herët, AstraZeneca nuk u lejua të përdorej për moshat mbi 65 vjeç me dyshimin se nuk ishte efikase, megjithatë ajo masë u hoq në shumë vende, ndërsa Agjencia Europiane e Barnave thotë se nuk ka prova që kjo vaksinë shkakton mpiksje gjaku.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us