Shtyrja e censusit, Zaev: Kush nuk ka shtetësi maqedonase, s’mund të regjistrohet – Balkanweb.com

Shtyrja e censusit, Zaev: Kush nuk ka shtetësi maqedonase, s’mund të regjistrohet – Balkanweb.com


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka arritur për marrëveshjen me opozitën për të shtyrë regjistrimin e popullsisë për në shtator.

Zaev thotë se regjistrimi është i vlefshëm vetëm për gjithë ata që kanë shtetësi maqedonase brenda dhe jashtë vendit.

Sipas tij asnjë që nuk ka shtetësi maqedonase, s’mund të regjistrohet në censusin e vitit 2021. Në rast se ndodh që të ketë raste të personave që regjistrohen pa pasur shtetësinë e tillë, Zaev ka paralajmëruar se do të jetë i pavlefshëm.

 

“Unë nuk besoj që dikush mund ta parandalojë këtë regjistrim, por nuk është i vlefshëm, sepse ne në bazën e të dhënave kemi njerëzit që kanë shtetësi maqedonase. Në regjistrimin në Maqedoninë e Veriut regjistrohen të gjithë qytetarët që janë shtetas. Kjo do të thotë që kushdo që nuk ka shtetësi, nuk mund të regjistrohet. Kjo do të thotë që ndonjë amerikan, as një zviceran, as një gjerman, nuk mund të regjistrohen sepse nuk kanë shtetësi”, tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us