Rezultat zhgënjyes, të mendojmë për Spanjën! – SuperSport

Rezultat zhgënjyes, të mendojmë për Spanjën! – SuperSport


Pas humbjes së thellë që Kosova pësoi ndaj Suedisë, tre nga titullarët e dardanëve në këtë duel, Aliti, Rashica e Kryeziu e analizuan kështu ndeshjen në mikrofonin e Supersport.

ALITI – “Ka qenë një ndeshje e vështirë, taktikisht luajti shumë mirë Suedia. Ata kanë kombëtare të mirë dhe lojtarë me kualitet. Duhet t’i kishim shfrytëzuar rastet tona, do të ishte ndryshe nëse do të shënonim në pjesën e parë. Ndoshta shtatlartësia e bëri disi ndryshimin. Fokusimi ynë ishte në topin e dytë, por humbëm shumë topa të dytë. Ne nuk kemi frikë, gjithmonë luajmë me besim, luajmë përpara me guxim, edhe ndaj Spanjës do të luajmë në sulm”.

RASHICA – “Jemi të zhgënjyer me rezultatin. S’e di si i morëm ato dy gola në pjesën e parë, nuk a di a është rezultat realist. Të mendojmë për ndeshjen tjetër. E dinim kualitetin e Suedisë, mund t’i ndëshkonim lehtë në pjesën e parë. Mund të kalonim në avantazh në pjesën e parë, por golat i shënoi Suedia. Ramë pak si ekip pas golave dhe filluam shumë herët të luajmë me topa të gjatë. Dëshira ishte të fitojmë, por nuk e arritëm. Shpresoj të bëjmë maksimumin në ndeshjet e tjera. Penalltia? Nuk e pashë mirë topin prej lojtarit që kisha përpara. E vështirë të kërcesh pa duar, çfarë të bëj. ”

KRYEZIU – “Ka qenë një ndeshje e vështirë. Alimi është fantastik, kombinohem mirë me të. E vështirë ndeshja, Suedia luajti me topa të gjatë, po kërkonin Ibrahimovic. Tentuam të ndërhynim, por u luajt shumë me topa të gjatë. Kartoni i verdhë? E mora herët, ishte problem pjesa tjetër, duke marrë parasysh që jam lojtar defensiv, reagon më ndryshe. Spanja? Rëndësi është të rigjenerohemi. Loja nuk ishte sot për 0-3. Edhe ne kishim disa raste në pjesën e parë. I dhamë shumë mundësi Suedinë, dhe në të tilla nivele dënohesh”.









Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us