Ikja e parakohshme e Bashkim Finos/ Analistët ‘bëjnë’ homazhin politik për ish-kryeministrin e ‘97-ës

Ikja e parakohshme e Bashkim Finos/ Analistët ‘bëjnë’ homazhin politik për ish-kryeministrin e ‘97-ës


Deputeti  Bashkim Fino, u nda sot nga jeta, duke lënë pas një karrierë të suksesshme dhe të vlerësuar në politikë.

Frrok Çupi thotë se Bashkim Fino është politikani që shpëtoi vendin, në një periudhë shumë të vështirë. Sipas tij, nëse Fino do të qeveriste sot, kur vendi është prapë një krizë, sërish do t’ia dilte.

Po të krahasosh momentin kur iku dhe momentin kur erdhi, thuajse ka ikur dhe ka ardhur në të njëjtën situatë. Ka ardhur në krizë dhe ka ikur në krizë.

Jemi në krizën e tërmetit dhe pandemisë. Pak ditë më parë, ka deklaruar se ajo krizë e vitit 1997, ishte më e thjeshtë se kjo krizë tani. Sikur Bashkim Fino të ishte sot kryeministër, do ta zgjidhte dhe këtë krizë. Ndërsa aktorët e tjerë të vitit ’97, zor se do të zgjidhnin ndonjë krizë tjetër”.

Çupi  shton se Fino ishte njeri normal dhe kjo e bëri lider të mirë. “Kur ai erdhi në krye të vendit, ishte vit i rëndë, vit lufte e krizash, që do të ndjehet dhe për dhjetra vite të tjera. Bashkimi la pas filozofinë se në Shqipëri, mjafton të jesh human dhe jokonfliktual, mjafton të jesh normal dhe je një lider shumë i mirë”.

Ndërsa analisti Enton Abilekaj, kujton një rast, ku ishte i pranishëm dhe pa se si Fino zgjidhi një ngërç politik. “Mbaj mend ditën e zgjedhjeve të ’97-ës, votimet mbylleshin në orën 9, që ishte errësirë dhe opozita kishte shumë frikë nga errësira, se mund të vidheshin votat. Donin që të mbaronin votimet para perëndimit të diellit. Meqë presidenti i atëhershëm, Sali Berisha nuk pranonte afrimin e orarit, Bashkim Fino, në një takim mes kryeministrit dhe gazetarit, tha që do të ndryshonte orën dhe do ta shtynte me një orë, sepse kryeministri kishte të drejtën ekskluzive për ta ndërruar orën, vetëm të dielën e zgjedhjeve, si zgjidhje mes palëve, që të mos kishte probleme me kandidatëve”.

Sipas Abilekaj, deputeti vazhdoi të ruajë parimet e tij dhe të veprojë në mënyrë të moderuar. “Këto ide rebele e kanë përfaqësuar atë edhe pasi iku nga posti i kryeministrit. Në legjislaturën e fundit, shpesh jemi habitur, edhe me kandidaturën e tij si kandidat i FSHF-së, edhe me kundërshtimet brenda partisë. Në parlament ishte aktiv dhe më vonë sërish dinte të ishte pjesë dhe jo të largohej nga PS. Ishte një nga politikanët e moderuar dhe të vlerësuar nga të gjitha palët”.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us