“Procesi i censusit në Maqedoninë e Veriut një operacion edhe politik”, Grubi pas takimit me Bashën: Uroj që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë – Balkanweb.com

“Procesi i censusit në Maqedoninë e Veriut një operacion edhe politik”, Grubi pas takimit me Bashën: Uroj që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë – Balkanweb.com


TIRANË

Censusi, regjistrimi i popullsisë ka qenë në fokus të takimit të kreut të PD-së Lulzim Basha me zv.kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut Artan Grubi. Ky i fundit deklaroi pas takimit se censusi në Maqedoninë e Veriut është një operacion jo vetëm statistikor, por edhe politik.

“Mirënjohje të jashtëzakontë për apelin dhe për pranimin e takimit në këtë kohë. Ndryshe nga regjistrimet në vendet e tjera, procesi i censusit në Maqedoninë e Veriut është një operacion jo vetëm statistikor, por edhe politik. Të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera varen nga përqindja me të cilën janë të përfaqësuar ata në numrin total të popullatës. Ndaj është i një rëndësie të jashtëzakontë. Për këtë arsye kam vizituar Kosovën dhe tani jam me liderët e Shqipërisë që bashkërisht t’i bëjmë apel mërgatës sonë që të regjistrohet”, deklaroi Grubi.

Grubi uroi kreun e PD për librin e ri dhe gjithashtu për zgjedhjet e 25 prillit. “Zotit Basha gjithashtu i urova edhe për librin e tij të botuar sot, duke i uruar shumë suksese, shumë shëndet, një fushatë të mbarë për gjithë Shqipërinë dhe uroj që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë që në mënyrë të lirë, të drejtë demokratike, të shprehin vullnetin e tyre politik në zgjedhje shembullore dhe bashkërisht Shqipëria me Maqedoninë e Veriut të hapin dyert për integrim në Bashkimin Europian që në Këshillin e Bashkimit Europian në muajin qershor”, tha Grubi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us