Helidon Bushati: Rilindja ka persekutuar Shkodrën, t’i japim fund shkatërrimit


Ne ditën e parë të hapjes zyrtare të fushatës, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, zhvilloi një takim me banorë në lagjen Perash, ku ai lindi dhe u rrit.

Sot ai kthehet me një sfidë të madhe, duke kërkuar mbeshtetje për partinë demokratike, e cila sipas tij do t’i jap zgjidhje problemeve të mëdha në këtë zonë.

Bushati shpalosi programin e Partisë Demokratike dhe theksoi faktin se qyteti i Shkodrës është qyteti më i presekutuar në Shqipëri sa i takon investimeve nga qeveria.

–>

Në 8 vite tha ai kryeqendra e veriut është larg vëmendjes së qeverisë dhe ndaj vuan shpopullimin e varfërimin e banorëve të saj.

Ai i premtoi banorëve se Partia Demokratike, angazhohet që në qendër të vëmendjes të ketë familjen shqipatre, mbështetjen ndaj biznesit, mbështetje ndaj të rinjve si dhe do të luftojë krimin dhe korrupsionin.

“Ka 8 vite që Rilindja po na nëpërkëmbë, po nëpërkëmbë Shkodrën prandaj 25 prilli është një moment ndarjet midis ndryshimit aq shumë të nevojshëm apo vazhdimit të shkatërrimit, shkatërrim i cili po prek jo vetëm Shkodrën por të gjithë Shqipërisë. Sot, secili prej nesh prek varfërimin, shkatërrimin, degradimin, largimin, braktisjen e Shkodrës. Sot, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e lakut në fyt për të gjithë ne, po na varfëron, shkatërron. Me çfarë qëllimi? Me qëllimin që të na nënshtroj por 25 prilli është momenti kur ne do largojmë Edi Ramën, do votojmë për partinë demokratike dhe do të fillojmë një periudhë të re për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë“, u shpreh Bushati.

5


Etiketa: ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us