Sa më herët që bebi juaj ekspozohet ndaj dy gjuhëve, më i zgjuar do të jetë

Sa më herët që bebi juaj ekspozohet ndaj dy gjuhëve, më i zgjuar do të jetë


Dëgjimi i dy gjuhëve i ndihmon bebit tuaj të zhvillojë aftësitë njohëse para se ata të flasin.

Një studim i ri tregon se bebet e rritura në mjedise dy gjuhëse zhvillojnë aftësi thelbësore njohëse si vendimmarrja dhe zgjidhja e problemeve, para se flasin shkruan Big Think, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Studimi nga Universiteti i Uashingtonit, testoi 16 foshnje.Gjysma vinin nga familja anglisht folëse dhe gjysma nga familjet anglisht folëse dhe spanjolle.

Bebet dëgjonin një shumëllojshmëri të tingujve, qoftë nga ata anglez apo spanjoll.

Studiuesit monitoruan përgjigjjet e bebeve ndaj tingujve duke përdorur magnetoencefalografi (MEG), e cila i ndihmoi të identifikonin qartë se cilat pjesë të trurit aktivizohen përmes aktivitetit elektromagnetik.

Bebet që vinin nga familjet anglisht folëse dhe spanjolle kishin aktivitet në korteksin paraballor dhe orbitofrontal.

“Bebet e rritura në ambiente shumë folëse duket se qëndrojnë të hapura ndaj tingujve të dy gjuhëve më shumë se bashkëmoshatarët e tyre të rritur në një ambient ku flitet një gjuhë, gjë që e bën më shumë adaptiv trurin e tyre”, tha Patricia Kuhl, bashkëautore e studimit.

Studimi konkludoi se bebet e rritura në familjet ku fliten dy gjuhë kanë funksione më të mira ekzekutive të trurit./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us