Probleme për Kosovën, lëndohet Berisha


Një lajm aspak i mirë nga kampi i përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një postimi në faqen zyrtare të tyre, ka konfirmuar se mesfushori Valon Berisha do të mungojë në ndeshjen kundër Kombëtares së Suedisë, përcjell KosovaPress.

Berisha ka pësuar një lëndim gjatë seancave përgatitore para ndeshjes së nesërme, dhe tani stafi mjekësor, do ta bëjnë të pamundurën që ai të jetë i gatshëm tre ditë më vonë kundër Spanjës.

Kujtojmë që përveç lëndimit të Berishës, nesër do të mungoj edhe Amir Rrahmani, i cili po ashtu ka pësuar lëndim, mbrojtësi Dreshevic do të mungoj për shkak të kartonit të kuq kundër Moldavisë, dhe portieri Aro Muric i cili është përjashtuar nga skuadra për arsye disiplinore.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us