Kendall Jenner reagon për herë të parë rreth lajmeve se është shtatzënë

Kendall Jenner reagon për herë të parë rreth lajmeve se është shtatzënë


Vetëm pak kohë pasi bëri publike lidhjen e re të dashurisë me Devin Booker, Kylie Jenner u bë sërish kryefjalë e mediave, se është në pritje të ëmbël. Një postim që nëna e saj, Kris Jenner bëri në Twitter bëri që rrjeti të ziejë për një shtatzani të mundshme në familjen Kardashian-Jenner.

“Ti do ia dalësh” ka shkruar Kris, bashkëngjitur me emojin e një biberoni dhe kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se Kris sapo zbuloi shtatzëninë e së bijës. Kendall është dashur të sqarojë statusin e së ëmës duke shkruar: “Mami, ky duket si një njoftim shtatzanie”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Kjo nuk është hera e parë që Kris nxit thashethemet se Kendall ishte shtatzënë. Në një postim të vitit 2018, për Ditën Ndërkombëtare të Grave, ajo iu referua një fotoje të të gjitha motrave Kardashian-Jenner si “nënat e mahnitshme”. Pak kohë më parë, modelja ka shprehur dëshirën për t’u bërë një mami.

Mesa duket përvoja e kujdestarisë së fëmijëve të motrave të saj e ka ngazëllyer modelen të ketë një fëmijë në të ardhmen e afërt. Kujtojmë që Jenner konfirmoi romancën me yllin e NBA-së, Booker në ditën e Shën Valentinit, një vit pasi u fotografuan për herë të parë së bashku në Arizona.






Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us