Maqedonia e Veriut zgjat orën policore antiCovid-19 deri më 6 prill – Balkanweb.com

Maqedonia e Veriut zgjat orën policore antiCovid-19 deri më 6 prill – Balkanweb.com


Ora policore në Maqedoninë e Veriut që zbatohej në dy javët e kaluara nga ora 22:00 deri në orën 05:00 është zgjatur deri më 6 prill, njoftoi qeveria.

Në njoftimin nga qeveria thuhet se vendimi është marrë me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, ndërsa do të fillojë prej sot.

Ora policore do të zbatohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00 çdo ditë deri më 6 prill.

Më 9 mars, gjatë një seance të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u mor vendim për të zbatuar orë policore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që zgjat nga 22:00 deri në 05:00.

Ora policore për herë të parë u zbatua në vend në muajin mars të vitit të kaluar, në kohë të ndryshme, për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe më 27 maj, si pjesë e masave lehtësuese, u mor një vendim për ta shfuqizuar atë.

Sipas raporteve më të fundit të institucioneve shëndetësore, që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 119 378 raste me COVID-19, numri i vdekjeve është 3 473 ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 15 131.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us