Huaja nga biznesmeni i denoncuar për pastrim parash, KPA nuk kthen në detyrë prokurorin



Kolegji i  Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar ankimimin e ish-drejtuesit  të Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi i mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Me 16 maj 2019, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit.

Në seancën dëgjimore, 3 ditë para vendimit, Arben Pasho u ballafaqua me pikëpyetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasurinë dhe profesionalizmin.

Pozita e kreut të Prokurorisë së Gjirokastrës duket se u rëndua edhe nga një marrëdhënie financiare me një biznesmen, që ishte denoncuar tre herë për pastrim parash, por që Prokuroria e Gjirokastrës i kishte mbyllur hetimet në të tre rastet.

Pasho deklaroi se hetimet ishin mbyllur për shkak të mungesës së provave.

Hetimi administrativ për Pashon u kryesua nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtar Roland Ilian.

Arben Pasho e drejtonte Prokurorinë e Gjirokastrës prej vitit 2011, ndërkohë që ka punuar si prokuror edhe në Sarandë e Tepelenë. Ai iu nënshtrua procesit të vetingut për të tre kriteret.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us