Urologët e Mitrovicës krenohen me një operacion i cili është i thjesht për kolegët e tyre në QKUK

Urologët e Mitrovicës krenohen me një operacion i cili është i thjesht për kolegët e tyre në QKUK


Urologët e Spitalit të Mitrovicës janë krenuar me një operacion, cili për kolegët e tyre në QKUK është i thjesht.

Pas publikimit të njoftimit nga Spitali i Mitrovicës, ka ardh një reagim në adresë të Gazetës Shneta.

Sipas këtij reagimi anonim ky operacion është fare i thjesht për klinikën në QKUK. “Dikush edhe thonjë me heq mund të krenohet, por ky operacion është i thjesht për ne në klinikë”, ka deklaruar ai, duke dashur të mbetet anonim.

Por operacioni i quajtur ‘Stenosis colli PU sin’ është kryer për herë të parë në Spitalin e Mitrovicës në repartin e Urologjisë.

Në njoftimin e Spitalit thuhet se Dg. Stenosis colli PU sin, kjo  është anomali e shpeshtë e ureterit, 1:1500 fëmijë lindin me këtë problem, më e shpesht është tek djemtë se sa tek vajzat dhe në të shumtën janë të njëanshme, më e shpesht majtas.

“Ngushtimi është në pjesën ku ureteri kalon në legenin e veshkës. Kjo sëmundje mund të diagnostikohet me ultrazë qysh në periudhën e shtatzënisë, në mitër. Tek fëmijët, mund të paraqitet me dhimbje, gjak në urinë, ethe, temperatur dhe të vjella. Trajtimi i kësaj patologjie mund të bëhët nga metodat me pak invazive deri te  intervenimet e hapura. /Gazeta Shneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us