Reja: Gjimshiti një “xhevahir”, grup i vështirë, por mund të bëjmë mrekullinë

Reja: Gjimshiti një “xhevahir”, grup i vështirë, por mund të bëjmë mrekullinë



Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” në prag të debutimit në kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

Kuqezinjtë e Serisë A: “Hysaj po kalon një moment shkëlqimi. Gjimshiti është një “xhevahir”, Kumbulla ka hapësira ​të bollshme për përmirësim”.

Entuziazmi te Shqipëria: “Promovimi një divizion më lart në Ligën e Kombeve ka krijuar entuziazëm. Futbolli është sporti më i popullarizuar në vend. Federata po përpiqet të punojë në thellësi: po mendojmë për struktura të reja, për të përmirësuar nivelin e trajnerëve, për të krijuar një grup trajnerësh atletikë”.

Grupi i kuqezinjve: “Grupi është shumë i vështirë. Anglia, Polonia dhe Hungaria duken jashtë mundësive, por në sport nuk futesh në garë i mundur, nuk i duhet kurrë. Organizimi dhe motivimi ndonjëherë bëjnë mrekulli”.

Pandemia: “Kam qenë në shtëpi. Kam lexuar shumë. U përpoqa të informohesha sa më shumë që të ishte e mundur. Kam ndjekur rrjedhën e këtij virusi të mallkuar. Unë isha i hutuar nga vonesa e përgjithshme e Europës në fushatën e vaksinimit. Tani mund të shihet pak dritë, por kemi ende për të luftuar dhe mbi të gjitha duhet të kemi sjellje të përgjegjshme. Sigurisht që e kam ndjekur futbollin, veçanërisht lojtarët e mi, përmes tlevizorit dhe kontakteve me stafin tim”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us