Toloi lojtar polivalent, shpresoj të na vijnë mesfushorët e Interit – SuperSport

Toloi lojtar polivalent, shpresoj të na vijnë mesfushorët e Interit – SuperSport


Italia ka nisur grumbullimin për tre ndeshjet e para eliminatore të Botërorit Katar 2022, teksa në fund të këtij muaji do të përballet me Irlandën e Veriut, Bullgarinë e Lituaninë.

Trajneri Roberto Mancini doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku shpjegoi zgjedhjet e bëra, foli për afrimin e De Rossit në stafin teknik si dhe për situatën me futbollistët e Interit.

De Rossi – Me Danielen kemi folur kur vendosi të ikë në Argjentinë te Boca. Tani është rikthyer dhe ne kishim nevojë për një si ai në staf, ndaj menduam ta afrojmë. De Rossi është një emër shumë i rëndësishëm i futbollit italian dhe na ndihmon ne, por në anën tjetër edhe ne e ndihmojmë të fitojë eksperiencë, pasi dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen.

Thirrja e Toloit – E kam thirrur pasi është një mbrojtës shumë i nevojshëm, që mund të luajë në të gjithë pozicionet e prapavijës. Luan në një skuadër që mbron lart, ndaj e thirra për ta njohur si njeri e si futbollist. Shpresoj që të ketë vend edhe në të ardhmen në ekip.

Emergjenca në mesin e fushës – Jorginho kishte probleme dhe nuk mund të luante, ndaj mungon. Edhe Cristante ka ardhur i dëmtuar, ndaj besoj se do të rikthehet sërish në Romë. Jemi pak në numër, por të shohim çfarë do vendoset me futbollistët e Interit, pasi nëse lejohen, atëherë na shtohen edhe Barella e Sensi.

Irlanda e Veriut – Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi nuk luajmë bashkë prej rreth 5 muajsh. Për më tepër, kundërshtari ka lojtarë që luajnë në Premier League dhe dihen vlerat e tyre.

Pirlo – Jeta e trajnerit është e tillë për fat të keq dhe duhet të përballesh vazhdimisht me momente lumturie e zhgënjimi. E rëndësishme është që frustrimi të kalojë shumë shpejt, pasi në futboll gjërat mund t’i ndryshosh menjëherë.

Zaniolo – Po e ndjekim nga afër rikuperimin e tij dhe sigurisht që do të marrim në konsideratë edhe grumbullimin në Europian. Megjithatë nuk do të rrezikojmë duke e marrë pa u rikuperuar plotësisht, pasi ai është i ri dhe do të ketë mundësi të luajë në kompeticione të tjera.









Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us