Efektet anësore të preeklampsisë te gratë shtatzëna me binjakë

Efektet anësore të preeklampsisë te gratë shtatzëna me binjakë


Gratë shtatzëna me binjakë janë në rrezik më të lartë që të përjetojnë preeklampsi, e njohur si hipertension i shkaktuar nga shtatzënia.

Kjo gjendje shoqërohet me hipertension gjatë shtatzënisë dhe prek deri në një të tretën e nënave shtatzënë me binjakë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Është vlerësuar se 5% e grave shtatzëna me binjakë preken nga preeklampsia

 

Komplikimet nga kjo gjendje mund të dërgojnë në lindje të parakohshme apo deri në pasoja fatale, si për nënën ashtu edhe për foshnjen.

I vetmi trajtim për preeklampsi është lindja e foshnjes.Mjeku juaj do të monitorojë gjendjen tuaj shëndetësore dhe efektin e preeklampsisë në zhvillimin e foshnjes.

Efektet shëndetësore te nënat

Sapo të lind foshnja, simptomat do të jenë më të lehta dhe shëndeti i foshnjes suaj nuk do të rrezikohet më.Sidoqoftë, gratë janë në rrezik për të zhvilluar eklampsi deri në gjashtë javë pas lindjes.

Nëse nuk trajtohet, preeklampsia mudn të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe trurin e nënës

 

Ndikimi te foshnja

Meqenëse preeklampsia kërkon lindjen e foshnjes, ato janë në një rrezik për lindje të parakohshme.Ndërsa, ndikimi i lindjes së parakohshme paraqet një shumëllojshmëri të ndërlikimeve./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us