Vendos Pogba, United eliminon Milanin, Olayinka shënon në kualifikimin historik të Slavias!

Vendos Pogba, United eliminon Milanin, Olayinka shënon në kualifikimin historik të Slavias!



Milani mbetet jashtë Europës. Një gol i Paul Pogba në fillimin e pjesës së dytë, ndëshkoi kuqezinjtë dhe kualifikoi Manchester United në çerekfinalet e Europa League. Skuadra e Piolit luajti për një barazim pa gola që do ta çonte në fazën tjetër pas barazimit 1-1 në Old Trafford por nuk ja doli pasi edhe në këtë takim të kthimit Milani kishte shumë mungesa, pavarsisht se emra si Calhanglu, Theo Hernandez apo edhe Ibrahimovic u aktivizuan, me suedezin që hyri në fushë në pjesën e dytë. Ashtu siç edhe pritej Villareal avancoi në çerekfinale me shumë lehtësi pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Dynamo Kiev me të njëjtin rezultat 2-0, falë dygolëshit të Gerard Morenos. Të thjeshtë e pati edhe Ajax që kaloi 0-2 Young Boys në takimin e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 5-0 në favor avancoi më tej. Për harkëtarët realizuan Neres dhe Tadic. Me golat e Olayinkas dhe Stanciut u kualifikua në çerekfinale edhe Slavia e Pragës që fitoi 0-2 në transfertën skoceze ndaj Rangers, me skocezët që nuk menaxhuan dot barazimin 1-1 të ndeshjes së parë.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us