Darka e thjeshtë – Pite meksikane me pulë dhe speca – Lajmi.net

Darka e thjeshtë – Pite meksikane me pulë dhe speca – Lajmi.net


16:58 | 18 Mars 2021

Shija që i ka munguar kuzhinës tuaj.

Nganjëherë po që është problem të gjesh gatimin e duhur për darkë, shkruan lajmi.net.

Është edhe më e vështirë kur nuk keni as kohë mjaftueshëm për të përgatitur diçka të shijshme, por kjo recetë do të jetë shpëtimi juaj!

Me pak përbërës dhe një kohë përgatitje të shkurtër, për juve kemi sjellur recetën e piteve meksikane me pulë dhe speca.

Përbërësit:

1 fileto pule,

1 qepë,

2 speca,

kripë,

piper,

300 g miell,

150 ml ujë,

20 ml vaj,

fryrës burimi.

Përgatitja:

Formojmë brumin me miell, fryrës, kripë dhe vaj ulliri.

I hapim petë të holla me trashësi 2-3 mm dhe i lëmë mënjanë. Presim imët qepën, specat dhe pulën.

I skuqim në tigan të nxehur për disa minuta, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Pjekim pitet në tigan nga njëra anë, i mbushim te gjysma e tyre , shtojmë djathë dhe e palosim .

E pjekim mirë nga të dyja anët dhe e shërbejmë të ngrohtë. /Lajmi.net/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us