Vrau gruan pasi e qëlloi 31 herë me thikë/ Gazetari: Thika ishte e deformuar, ka qenë sulm agresiv…

Vrau gruan pasi e qëlloi 31 herë me thikë/ Gazetari: Thika ishte e deformuar, ka qenë sulm agresiv…


Demokrat Medinaj, dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren , Irvana Hyka, e cila sipas familjarëve, ishte shtatzënë, në pritje të fëmijës së tretë.

Gazetari Merin Maçi, tregon fakte të tjera,për ‘Shqipëria live”: “Thika ka qenë e deformuar, që tregon se ka ushtruar forcë të madhe drejt bashkëshortes, kanë qenë goditje agresive, sipas policisë, thika ka qenë gati e thyer”.

Nga kontaktet e tij, Maçi thotë se familjarët e Irvanës kanë deklaruar se ajo ishte shtatzënë, në muajt e parë të shtatzënisë, por kjo ende nuk është vërtetuar nga mjekësia ligjore.

Dy fëmijët e çiftit kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, ndërkohë që ka qenë kunata e Demokratit që ka parë Irvanën pa shenja jete dhe ka njoftuar më pas policinë. “Demokrati, së bashku me viktimën jetonin në një shtëpi, ku në katin e parë jetonte vëllai i Demokratrit. Në momentin e ngjarjes, në shtëpi kanë qenë të pranishëm vetëm fëmijët. Më pas ka qenë kunata e Demokratit që thuhet se ka konstatuar se Irvana ka humbur jetën dhe ka njoftuar policinë. Fëmijët e çiftit i ka larguar kunata menjëherë nga shtëpia”, thotë gazetari.

Ndërkohë, trupi i autorit të dyshuar, është gjendur sot, në landfillin e qytetit të Fierit. “Vetë forcat e policisë e kanë evidentuar trupin e autorit, pas krehjes së zonës, sepse është vetëm 500 metra larg, në vijë ajrore, nga shtëpia, ku ndodhi ngjarja. Policia deklaron se nuk ka shenja dhune në trupin e Demokratit, që do të thotë mund të mos ketë qenë vetëvrasje. Ka qenë me rroba të lagura, mendohet se ka tentuar të kalojë lumin, për t’i shpëtuar kërkimeve të policisë”.

Familjarët kanë deklaruar në polici se nuk kanë pasur konflikte të mëparshme, vetë Demokrati nuk ka qenë i njohur për policinë, përveç faktit se ka lidhje me një personazh, që konsiderohet eksponent krimi në qytetin e Fierit, nga policia.Prokuroria dhe policia janë përqëndruar te pista e konfliktit të çastit, shton gazetari.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us