Riinfektimi me Covid-19 po shfaqet në raste të rralla, por kryesisht tek personat mbi moshën 65 vjeç

Riinfektimi me Covid-19 po shfaqet në raste të rralla, por kryesisht tek personat mbi moshën 65 vjeç


Riinfektimi me Covid-19 po shfaqet në raste të rralla, por është më e zakonshme tek personat mbi moshën 65 vjeç, thotë studimi.

Studimi i botuar në revistën mjekësore Lancet bëri të ditur se riinfektimi po ndodh kryesisht tek personat mbi moshën 65 vjeç shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Një ekip studiuesish, përfshirë disa nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Danimarkë, vuri në dukje se shumë njerëz që kanë qenë të infektuar me Covid-19 kishin antitrupa mbrojtëse për më shumë se gjashtë muaj.

Pas gjashtë muajve, studimi tregoi se antitrupat filluan të zbehen.

Përpos tjerash, studiuesit konkluduan se riinfetikimi po ndodh kryesisht te personat mbi moshën 65 vjeç.

Ata vështruan shkallën e riinfektimit mes 4 milionë njerëzve gjatë valës së dytë të Covid-19 nga shtatori deri më 31 dhjetor dhe krahasuan atë me shkallën e infektimit gjatë valës së parë mes marsit dhe majit.

Nga 11,068 njerëz që testuan pozitiv gjatë valës së parë, vetëm 72 persona testuan pozitiv për herë të dytë./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us