Kupa e surprizave, përcaktohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste!

Kupa e surprizave, përcaktohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste!



Prishtinës dhe Dukagjinit që siguruan kualifikimin një ditë më parë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovos u janë bashkuar edhe Llapi e Istogu. Skuadra nga Podujeva mposhti me rezultatin 2-1 brenda në Mitrovicë Trepça ’89, duke kaluar në raundin e 4 më të mirave. Golat për Llapin që shikon te Kupa mundësinë e vetme për të kapur Europën u shënuan nga Jonuzi dhe Veliu, ndërkohë që goli i Darwish nuk i mjaftoi Trepça ’89 për të evituar humbjen. Avancoi më tej edhe Istogu që mposhti pas kohës shtesë me rezultatin 2-1, skuadrën e A&N. Tashmë pritet shorti i gjysmëfinaleve ndërkohë që edhe këtë sezon, Prishtina është favoritja e madhe për të fituar trofeun.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us