Mamia Razije Musa sugjeron këtë orar të gjumit dhe ushqimit për bebin tuaj

Mamia Razije Musa sugjeron këtë orar të gjumit dhe ushqimit për bebin tuaj


Në faqen e saj zyrtare, mamia Razije Musa ka ndarë këshillën e radhës kushtuar nënave rreth orarit të gjumit dhe ushqimit te bebi.

Nga përvoja e saj, foshnjet me të cilat ajo punon kanë një orar të caktuar të gjumit, ushqimit dhe aktiviteteve shkruan GazetaShneta.

Rekomandimi i orarit të gjumit vlen për foshnjet 5-javëshe.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të saj:

Sot në statusin tim do të ripërsëris një këshillë sepse nuk e di nëse shumë nëna nuk e kanë parë apo çfarë ka ndodhur por çdo ditë më vjen kjo pyetje.

“Zonja Razije, bebet me të cilat ju punoni a kanë orar të ushqimit, të gjumit? A ndihen anglezet më pak nëna, pasi i lënë bebet nën kujdesin tuaj?e shumë pytje tjera të çuditshme”.

Bebet/ foshnjet me të cilat unë punoj kanë orarë të gjumit, ushqimit dhe aktiviteteve të gjimnastikës ( ushtrimeve ) dhe masazhës.

ORARI I GJUMIT DHE USHQIMIT :

– 07:00 mëngjes pine/ushqehet/thithë beba. Nëse  është në gji, i thithë te dy gjinjët së paku 30-45 min.

– 09:00-10 : 00 Beba (foshnja ) flen

– 10:00-10:30  Beba (foshnja ) thithë / ushqehet përsëri

– 12:00 – 14:00 / 14:30  Beba( foshnja )flen

– 14:00 /14:30  Beba ( foshnja )  thithë/ushqehet

– 16:00 – Beba ( foshnja ) flen

– 17:00 – Beba ( foshnja ) thithë ushqehet përsëri

– 18: 00 – Beba ( foshnja ) pastrohet ( bën banjo )

– Pas pastrimit beba ( foshnja ) thithë/ ushqehet

– 19:00 – Beba ( foshnja ) hynë në gjumin e natës.

Pra, gjatē ditēs bebet duhet te flejnë 4-5 orë

Gjumi I natēs :

– 22:00 –Beba ( foshnja ) zgjohet pēr të pirë/thithur

-23:30 – është  përsëri në gjumë rëndë (thellë)

-Gjatë natës nuk duhet ta zgjojmë beben (foshnjën ) nëse është e uritur zgjohet vet.

(Zakonisht zgjohen 2:30 ose 03:00 të mëngjesit, në këtë rast duhet ti japin me pi(thithë) mire nga te dy gjinjët.)

Ndërsa,nëse  zgjohen edhe në ora 05:00 mëngjes , ose më herët duhet ti ofrohet vetëm njeri gji, dmth jo racion i plote.

Edhe nëse beba nuk ka fjetë mirë natën, ajo nuk duhet të lihet me fjetë më shumë se deri në ora 07:00 të mëngjesit, sepse lehtë e humb ritmin.

Me këtë orarë  nënkuptohet  që  nënat angleze janë nëna  shumë të  organizuara dhe të kujdeshshme.

Unë thjeshtë ua krijoj ritmin, disiplinën dhe ato pastaj e vazhdojnë me përpikshmëri.

Por pa aktivitete para gjumit besoj nuk  do të keni sukses nē këtë orar

1) aktivitetet nē baby gym

2) banjo

3) masazha

4) gjumi

Me shumë dashuri ,

Razija

Ky orarë është pēr Bebe/ foshnje

5 javëshe



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us