“Sot në prag të anëtarësimit në BE”/ Yuri Kim: Shqipëria aleate e palëkundur e SHBA! Progres në reforma

“Sot në prag të anëtarësimit në BE”/ Yuri Kim: Shqipëria aleate e palëkundur e SHBA! Progres në reforma


Në pritjen e bërë nga Ministria e Jashtme në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies SHBA-Shqipëri, Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në një konferencë për media u shpreh mirënjohëse ndaj përpjekjeve që Shqipëria ka bërë dhe konstributin që ka dhënë në misionet e NATO-s.

Yuri shton se pret me kënaqësi atë që mund SHBA dhe Shqipëria të arrijë së bashkë në 30 vitet e ardhshme.

Për ambasadoren Kim ka qenë një nder të drejtojë ekipin e ambasadës në Shqipëri në këto 14 muaj.

“Sot shënojmë një moment shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjes me SHBA dhe BE-së. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor. Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA, 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht. Është një kënaqësi të shihja ekspozitën parë se si i vendosëm marrëdhëniet demokratike dhe kemi qenë kaq të kënaqur që mirëpritëm Shqipërinë dhe presim ditën kur ju të integroheni në BE-së. Jemi duke transformuar pranin e USAID në atë që është përcaktuar më shumë nga partneriteti. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme, si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe ne jemi krenar që t’ju mbështesin. Shqipëria ka bërë përparësi të reformave, s’ka qenë e lehtë, por ju keni bërë punën e madhe. Presim me kënaqësi që t’ju mbështesin, angazhimi ynë mishërohet në aleancën e NATO-S. I jemi mirënjohës Shqipërisë për kontributin e saj në misionet e NATO-s. Pres me kënaqësi atë që mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme.  Ka qenë një nder për mua të drejtoj ekipin e ambasadës në Shqipëri për këto 14 muaj. Shqipëria, mike dhe partnere e SHBA”, u shpreh Yuri Kim në fjalën e saj.

 


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us