Netanyahu: Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe do të investojë 12 milionë dollarë në Izrael – Balkanweb.com

Netanyahu: Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe do të investojë 12 milionë dollarë në Izrael – Balkanweb.com


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se Princi i Kurorës i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka “dalë vullnetar” për të investuar mbi 12 milionë dollarë në Izrael.

Në një intervistë me radion e ushtrisë izraelite, Netanyahu tha se Al Nahyan i tha atij se ai “dëshiron të jetë partner në projekte që mund të zhvillojnë ekonominë e Izraelit pas koronavirusit”.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga Emiratet e Bashkuara Arabe për deklaratën e kryeministrit izraelit.

Të enjten, Netanyahu prolongoi vizitën e tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të vështirësive që u shfaqën në koordinimin e kalimit të fluturimit të tij përmes hapësirës ajrore të Jordanisë.

Vitin e kaluar u nënshkruan disa marrëveshje bilaterale në fusha të ndryshme pas një marrëveshjeje të normalizimit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us