Dambrozio është testuar pozitiv për Covid-19



Mbrojtësi i Interit, Danilo Dambrozio ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Futbollisti italian është izoluar në banesën e tij, duke humbur kështu sfidën e radhës ndaj Sasuolos.

“FC Internazionale Milano njofton se Danilo Dambrozio është testuar pozitiv për Covid-19 pas testit të kryer dje. Mbrojtësi zikaltër tashmë është në karantinë në shtëpinë e tij. 

Ekipi tani do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, shkruajnë zikaltërit në komunikatën zyrtare.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us