Cancel Culture: Mosmarrëveshja për lirinë e shprehjes në Francë

Cancel Culture: Mosmarrëveshja për lirinë e shprehjes në Francë


Në Grenoble të Francës, dy profesorë janë në situatë të vështirë, sepse u përshkallëzua një mosmarrëveshje për konceptin e islamofobisë. A është në rrezik liria e shprehjes?

“Fashistë në sallat tona të leksioneve! Profesor Klaus Kinzler. Pushim nga puna! Islamofobia vret”, kanë shkruar studentët me shkronja të mëdha në ndërtesën e universitetit në Grenoble. Në të njëjtën kohë, aktivistë, të pasuar nga sindikata studentore Unef, ndezën një stuhi (shitstorm) në mediat sociale, nën temën e përbashkët: “Islamophobie – ca suffit!” (“Islamofobi – boll!”).

Pesë muaj pas vrasjes brutale të mësuesit të historisë Samuel Paty, Franca është e alarmuar. Dy profesorë tani kanë kaluar në mbrojtje të policisë. Dhe çështja po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Çfarë ndodhi? Para tre muajsh e gjysmë, studentë dhe mësues në Universitetin e Grenoble po diskutonin titullin e një seminari të planifikuar mbi temën e barazisë. A duhet që në titull “islamofobia” të jetë në të njëjtin nivel me “antisemitizmin” dhe “racizmin”? Jo, gjykoi profesori Klaus Kinzler, i cili jep gjuhë dhe kulturë gjermane. Sepse pas islamofobisë shpesh qëndron racizmi dhe jo domosdoshmërisht përbuzja e fesë. Me këshillën e tij për të mos e përfshirë “islamofobinë” në titull, ajo u përjashtua nga debati i postës elektronike.

Ministrja ndërhyn

Me sa duket, ende nuk kishte qarkulluar fjala se Kinzler nga Shtutgarti dhe që ka zgjedhur Francën është martuar me një grua myslimane. Kur një profesor tjetër u solidarizua me Kinzlerin, edhe ai u vu në shënjestër nga sindikata studentore Unef.

Ministrja e Brendshme për shtetësinë, Marlène Schiappa, reagoi pas kësaj publikisht: Pas prerjes së kokës të mësuesit Samuel Paty, fushata aktuale kundër mësuesve ishte “një akt veçanërisht i neveritshëm”, tha Schiappa në një intervistë televizive, “sepse edhe ai ishte u ishtë dhwnëw si pre rrjeteve sociale”. Unef kishte “pranuar t’i vinte të dy profesorët në rrezik vdekjeprurës”.

Nga këndvështrimi i historianit dhe autorit gjerman Philipp Blom, mosmarrëveshja franceze mbi islamofobinë pasqyron klimën shoqërore në ish-fuqinë koloniale Francë, ku ekziston një “racizëm funksional” i fortë. Integrimi i emigrantëve nga Afrika e Veriut ka dështuar në mënyrë të qartë. “Në Banlieues në periferi të Parisit ti nuk jeton në Francë. Ti nuk ke të njëjtat mundësi si njerëzit e tjerë,” tha Blom në një intervistë për Deutsche Welle. Atje është rritur një brez, i zemëruar dhe i poshtëruar, në mjedise në të cilat luftojnë për epërsi kriminelë të vegjël dhe islamikë radikalë. “Unë e kuptoj që kjo krijon zemërim, përfshirë zemërimin vrastar”, thotë Blom. Por ky nuk është një problem specifik francez, tha Blom, i cili është anëtar i Bordit të Besuar të Çmimit të Paqes të Tregtisë Gjermane të Librit. Megjithatë përvoja e poshtërimit është “një forcë shumë e rëndësishme politike”.

Nuk ka hapësirë për diskutim

Klaus KinzlerKlaus Kinzler

Politologu Claus Leggewie flet për një “situatë beteje kulturore” në Francë, në të cilën toleranca, liria e shprehjes dhe një kulturë diskutimi mbeten pas. Profesori K. ishte ankuar më parë në një intervistë për gazetën e përditshme gjermane “Die Welt” se në Francë ekziston një aktivizëm politik që e maskon veten si shkencë. Këta aktivistë nuk luftojnë kundër të fuqishmëve, institucioneve, të djathtëve, fashistëve të vërtetë, thotë Leggewie, por kundër njerëzve që nuk janë sa duhet pro-islamikë. Fjala është që dikush të “anulohet (cancel)”, të heshtë domethënë “të ndalohet të flasë e të mendojë”.

Gjithnjë e më shumë krijohen identitete në grupe, që vazhdojnë të ndahen dhe të përjashtojnë të tjerët. Mediat sociale luajnë rolin e hapësirave brutalizuese të jehonës. “Ti organizon një stuhi (shitstorm) dhe je i sigurt për duartrokitjet mediatike të të tjerëve. Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur tani në Grenoble dhe në thelb edhe me Samuel Paty, ku përfundoi në mënyrë vdekjeprurëse,” shpjegon Leggewie.

Islamofobia përballë antisemitizmit

Që prej 25 vjetësh jep mësim profesori Klaus Kinzler në Institutin e Grenoble për Studime Politike. Ai nuk ishte “befasuar” nga parullat në ndërtesën e universitetit, pasi sindikata studentore Unef e kishte quajtur atë tashmëekstremist të djathtë dhe islamofob në rrjetet sociale.

Racizmi dhe antisemitizmi – të dyja vepra penale në Francën laike – nuk kanë asnjë lidhje me islamofobinë, u shpreh Kinzler në një intervistë për gazetën e përditshme “Die Welt”. “Antisemitizmi ka rezultuar në miliona vdekje. Gjenocid pa fund. Pastaj ka racizëm, skllavëri. Edhe kjo ka çuar në dhjetëra miliona vdekje në histori. Por ku janë milionat e vdekjeve të islamofobisë?”, pyet Kinzler dhe sqaron: “Unë nuk e mohoj që njerëzit me besim mysliman diskriminohen. Unë thjesht refuzoj ta vendos atë në të njëjtin nivel. Unë e konsideroj këtë si mashtrim absurd”.

Ai ishte një “profesor fare normal i gjermanishtes në një institut provincial” dhe gjithmonë e kishte shijuar punën e tij, i tha Kinzler kohët e fundit gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Studentët e tij e kishin vlerësuar që ai mbronte pozicionet e lira, liberale. “Shkëmbimi ka qenë gjithmonë pasurues,” tha Kinzler. Fushatën e urrejtjes ai ia merr më pak për keq studentëve, se shkencëtarëve dhe mësuesve që qenë distancuar nga ai./DW/


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us