Përmbyllet cikli i trajnimeve mbi rolin e medieve në ndërtimin e paqes – Epoka e Re

Përmbyllet cikli i trajnimeve mbi rolin e medieve në ndërtimin e paqes – Epoka e Re


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me UN Women Kosovo, ka përmbyllur ciklin e trajnimeve mbi rolin medieve në ndërtimin e paqes.

Si rezultat i trajnimeve të filluara në nëntor të vitit 2019, u hartua udhëzuesi “Gazetaria & Ndërtimi i Paqes”, i cili do të publikohet ditëve në vijim.

Hartuesi i këtij udhëzuesi, ish-reporteri i New York Times dhe BBC-së, Nicholas Wood, bashkëbisedoi me gazetarë të medieve qendrore dhe lokale rreth standardeve të raportimit, qasjen në informata, verifikimin e fakteve dhe burimeve, gjuhën e urrejtjes dhe çështjeve të tjera që shtjellohen në udhëzues.

Në fund të këtij takimi përmbyllës, gazetarët pjesëmarrës në të gjitha trajnimet u shpërblyen me mirënjohje.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us