Simptoma më e çuditshme e koronavirusit po merr kahje të duhur drejt vëmendjes

Simptoma më e çuditshme e koronavirusit po merr kahje të duhur drejt vëmendjes


‘Gjuha Covid’ është një simptomë e mundshme e varianteve të reja të koronavirusit, pasi ka pasur një numër në rritje të njerëzve që kanë raportuar të njëjtën shenjë të infeksionit. Mirëpo si duket dhe si manifestohet kjo gjendje?

Nga aplikacioni “Studimi i Simptomave Covid” janë nxjerrur shumë informacione vullnetare nga pacientët e infektuar rreth “simptomave të tyre të pazakonta” të koronavirusit, duke përfshirë edhe ‘gjuhën Covid’, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Autori kryesor i studimit, Profesor Tim Spector shkroi në Twitter se:

Një në pesë persona me Covid përballën me simptoma më pak të zakonta që nuk hyjnë në listën zyrtare të Shëndetit Publik në Angli.

Duke parë numrin në rritje të rasteve të ‘gjuhës Covid’ dhe ulçerave të çuditshme në gojë është thënë se nëse hasni në një simptomë të tillë të çuditshme apo edhe thjesht dhimbje koke dhe lodhje qëndroni në shtëpi!

Një përmbledhje e studimeve mbështeti idenë se ‘gjuha Covid’ është një simptomë e sëmundjes.

Studiuesit përmblodhën manifestimin oral të koronavirusit, siç janë: lezione, gojë e thatë, disgeusia (shija e ndryshuar), ndryshimet në ndjesinë e gjuhës, ulcerat, dhimbje të muskujve gjatë përtypjes, si dhe ënjtje në zgavrën e gojës.

Aktualisht, studiuesit nuk janë në dijeni se çfarë e shkakton ‘gjuhën Covid’ dhe pse po ndodhin këto ndryshime në gojë, të tilla si ënjtje.

Është e paqartë nëse është një efekt i drejtpërdrejtë i infeksionit viral Covid, ose nëse është më shumë se një përgjigje imune e përgjithshme për të qenë i sëmurë.

Një mundësi tjetër është që njerëzit me Covid mund të jenë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të kërpudhave në gojën e tyre, pas infektimit. /Gazeta Shneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us