Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me vranësira dhe rritje temperaturash

Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me vranësira dhe rritje temperaturash


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm ku herë pas here do të ketë reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 13°C.

Në fotot e mëposhtme gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës: